Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë te Infektvi dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nga disa sëmundje shoqëruese vuante nga veshkat, zemra e probleme në mushkëri.
“Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Viktima e parë u shënuar në Durrës, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Aktualisht në spitalin e Infektivit janë të shtruar 24 pacientë (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina, dy prej të cilëve janë në terapi intesive.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.