Vihet në pranga 58 vjeçari në Elbasan, dhunoi bashkëshorten

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Prokuroria e ka marrë në dorëzim çështjen dhe po e shqyrton atë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.