Foto Arkiva

Vihen në pŗanga 4 shtetas në Elbasan dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në funksion të kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë aŗrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht:

J. B., 62 vjeç, banues në fshatin Urakë, Prrenjas, E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Pogradec dhe R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi;

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin u aŗrestua në flagrancë shtetasi: S. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar ďhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 25 vjeç dhe S. S., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë naŗkotike Kanabis sativa. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.