Katër të mitur kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Cërrik, të akuzuar për vjedhje. Në pranga kanë rënë Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, të cilët dyshohen autorë të vjedhjes më thyerje të 3 shkollave në Cërrik.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende/pajisje të ndryshme që janë vjedhur në ambientet e shkollave, si dhe disa sende që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.
Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.