Viďhen kapakët e pusetave në aksin Elbasan-Cërrik, qytetarët prej muajsh rrezikojnë jetën.

Edhe pse një aks i rikonstrukturuar gjatë viteve të fundit, një problematikë që po kthehet në shqetësim për qytetarët në aksin Elbasan-Cërrik është vjeďhja e kapakëve të pusetave. Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar të kalojnë në rrugë se mos bien në puseta, veçanërisht gjatë mbrëmjeve. Vjeďhja e kapakëve të pusetave në akset nacionale në qarkun e Elbasanit është shndërruar në një shqetësim serioz.

Një nga më të rriskuarit është edhe aksi rrugor Elbasan-Cërrik. Shpesh drejtuesit e mjeteve për të shmangur hapësirat bosh rrezikojnë përdoruesit e rrugës. Të shqetësuar shprehen për këtë fakt qytetarët, të cilët kërkojnë marrjen e masave.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës vihet re fenomeni i gropave të pusetave, e ata që ndihen më të rrezikuar nga aksidentet janë pedaluesit, motorristët dhe këmbësorët.

“Është shqetësim se mund të humbësh dhe jetën. Po nuk është një janë mbi 10 copë pak më poshtë. Është pakujdesia e Bashkisë që është ky nënvleftësim. Nga një nëvleftësim i vogël humb jetën robi”, shprehet një qytetar në motor.

“Është i rrezikuar këmbësori, edhe natën kur ecet me motorrat, biçeikleta që kalojnë ”, shprehet një zonjë. Siç pohohet dhe nga vetë qytetarët më e rrezikshme situata për ta është gjatë natës ‘Po bëhen me muaj të tërë. Ata i venë, i vjeďhin njerëzit natën. Mos me i pa gropat e pusetave vetë ikën dhe mbaron punë se bie rrota e biçikletës këtu’, thotë një qytetar tjetër.

Elbasan-Cërrik dhe Cerrik-Paper janë dy akse që dy vitet e fundit janë rikonstruktuar por sot për shkak të vjeďhjes se kapakeve te pusetave, i ka kthyer në rrugë që nuk përmbushin standardet e duhura.