Ngjarja tronditëse mesditën e djeshme në Elbasan ku një grua 52-vjeçare kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati në lagjen Vullnetari. Bëhet fjalë për Fatbardha Likarama e cila mendohet të ketë kryer vetëvrasje nga dhuna që ushtrohej vazhdimisht ndaj saj nga bashkëshorti dhe vjehrra. Në lidhje me ngjarjen, policia ka marrë në pyetje familjarët dhe ka dalë në përfundimin se 52-vjeçarja ishte e vetme në shtëpi në momentin e ngjarjes.
Fatbardha Likarama banonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.
Sipas policisë, përjashtohet akuza “shtyrje drejt vetëvrasjes”. Materialet për hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë.