David Ivan nuk do të jetë më lojtar i Elbasanit. Klubi ka zyrtarizuar largimin e 29-vjeçarit, teksa e falenderon për kontributin e dhënë.
Mesfushori largohet nga elbasanasit pas 1 sezoni, teksa u transferua në merkaton e verës së kaluar nga Dinamo. Sllovaku ia doli që me fanellën e verdhebluve të luante në 20 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.
29-vjeçari del jashtë planeve të klubit për sezonin e ri, me elbasanasit që do të marrin pjesë në Superiore. Tashmë mesfushori është lojtar i lirë dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.