Në këtë ndeshje Elbasani do të ketë një mungesë të sigurt, siç është ajo e Ardit Hilës, i cili ka mbushur numrin e kartonëve të verdhë. Sakaq, Telushi, Hasani, Ze Gomesh dhe Qaqi, sipas të gjitha gjasave do të qëndrojnë sërish pushim për arsye dëmtimi, ashtu siç bënë në sfidën e kaluar ndaj Egnatias.
Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre të sakrifikojë dhe së paku të ulet në pankinë për sfidën me ballshiotët. Sa i përket formacionit, Bordin nuk i mbeten shumë zgjidhje dhe pritet të rreshtojë ekipin me skemën 3-5-2 me emrat e mësipërm.