Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Sipas vendimit gjyqësor, reanimatorja Elona Burba u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, si dhe me pezullim licence për 2 vite.
Ndërkohë, kirurgu Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, të cilët u konvertuan në 12 muaj shërbim prove.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.