Leonard Marku, bashkëshorti i Nevila Pjetrit, shqiptares e cila u gjet e pajetë në shtratin e lumit Parmignola rreth orës 02:00 të mëngjesitv tw ditws sw djeshme, ka treguar komunikimin e fundit me të. Ai ka thënë se Nevila ka dalë nga shtëpia në orën 07:30 dhe i ka thënë se do të pinte kafe me një shok italian.
“Unë isha në shtëpi me gjithë gocën time që e kam nga martesa e parë. Ajo, nga ora 7:30, më tha po dal të pi një kafe me një shok italian. Puthi gocën dhe iku. Unë ndenja me babain tim dhe gocën në shtëpi se kam prurë babain këtu se ka sëmundje të keqe. Edhe nuk u kthye më. Ajo më ka thënë se punonte në kampegje, këto si varka domethënë, por unë nuk kam qenë ndonjëherë. Ajo ikte gjithmonë vetëm. Unë jam i rregullt këtu prej 15 vitesh. I kam thënë dhe shtetit që më kanë në gadishmëri për çdo gjë”, shprehet ai për Tv Klan.
“Nuk di ca të të them, për mua jeta ime ka marrë fund këtu. Nuk arrij dot ta pranoj që ajo nuk është më. Unë një vit kam që jam martuar me të. Ajo ka 15 vite që jetonte në Itali. Unë jam munduar vetëm ta ndihmoj dhe letrat unë ia kam bërë. Ne ishim martuar në komunë. Letrat që ia bëra nuk arriti dot t’i gëzonte. Unë do të bëj gjithçka për ta gjetur se çfarë i ka ndodhur”, thotë Leonard Marku.
Kur ka parë se ajo vonohej, Leonardi thotë se ka dashur të shkojë në polici për të bërë një denoncim, por kanë qenë uniformat blu që kanë shkuar në banesën e tij për të bërë verifikimet. Ai shprehet se do të bëjë të pamundurën për të tërhequr trupin e të shoqes në mënyrë që ajo të prehet pranë nënës së saj.
“Mua më kishte marrë gjumi, se ajo atë natë do të flinte me gocën se të shtunë dhe të dielë goca ime e ka pushim nga shkolla dhe flinin bashkë. Kur u zgjova e pashë që nuk është në shtëpi dhe direkt provova të komunikoj me telefon por ajo e kishte të fikur. Në momentin që unë desha të shkoj në polici dhe të bëja denoncim për humbjen, erdhi vetë policia tek unë. Në përfundim të hetimeve dhe autopsisë unë do të bëj të pamundurën që ta sjellë dhe ta varros në Shqipëri afër nënës së saj”, deklaron Leonardo Marku.
Nevila Pjetri ishte martuar para një viti me Leonard Markun nga Miloti dhe jetonin së bashku në Altela, një fshat i vogël në Massa Carra.