Vajza e këngëtarit Robert Berisha dhe Nora Istrefit, Renee feston sot datëlindjen. Në këtë ditë të veçantë babai I sasj i ka dedikuar fjalët më të ëmbla me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’. Artisti shprehet se Renee është vajza më e ëmbël dhe bija më e dashur për prindërit e saj. Ai shprehet se vajza e tij është arsyeja që e bëri të kuptojë sesa e bukur është jeta.
“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj se sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote gjithmonë ma ndriçon ditën. Talentet tua dhe personaliteti i adhurueshëm mund të shkrijë një mal. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mahnitshme e mbështjellë në një paketë që unë e quaj, bijë. Ti ke qenë gjithmonë dashuria e mamit dhe e babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, ka shkruar Roberti.