Vajza e Robert Aliajt fitoi “The Voice” në Belgjikë, por vëmendjen e mori ky detaj patriotik shqiptar

Mbrëmjen e djeshme, vajza e artistit kontravers Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo spikati nga konkurentët e tjerë, jo vetëm për stilin e veçantë, por edhe për performancat e saj të kompletuara. Gala përveç se këndonte, kërcente por gjithashtu dhe performonte plot energji.

Mirëpo, një detaj që ka marrë vëmendjen e të gjithëve mbëmjen e djeshme, është se gjatë kohës që bukuroshja performonte, kamerat kanë pikasur në dorën e saj një unazë. Kjo e fundit nuk ishte krejt e zakonshme, por patriotike me shqiponjën dykrenare në ngjyrë të zezë.

Shqiptarët janë ndjerë dyfish krenarë për Galën jo vetëm se nderoi vendin e saj, por sepse ky gjest foli shumë për dashurinë që ka ajo ndaj vendit të origjinës.

Kujtojmë që Gala në finale këndoi dy këngë të Elton John, ku manhiti me zërin e saj, ndërsa rrëmbyer kështu edhe trofeun. l.k/abcnews.al