Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Për’puthen” pati shumë debate dhe polemika të ndryshme mes çifteve, ku duket se dashuria është gjëja e fundit që iu intereson. Megjithatë, mbrëmja u përmbyll me një surprizë për të gjithë, ku u bë pjesë e emisionit një konkurrente e re, e cila ishte pikërisht motra e Rrushes, Laureta Zybe.
Hyrja e saj bëri shumë bujë në program pasi nuk kishte ndodhur që dy motra të ishin pjesë e emisionit, ndërkohë që me shkathtësinë e çiltërsonë e saj, duket se Laureta i bëri të gjithë në studio për vete.
Motrat u shprehën se kanë shije shumë të ndryshme për sa i përket djemve dhe se nuk do të ziheshin kurrë në emision për shkak të pëlqimeve të krijuara. Megjithatë, mesa duket, konkurrentja ka patur një të shkuar problematike.
Sipas Indeksonline, ajo ka qenë e ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vra*sje të kryera jashtë vendit.
Ajo është dyshuar gjithashtu për pros.titucion, duke bashkëpunuar me grupe të Malit të Zi. Laureta Zyba ka qenë kërcimtare e klubeve të natës në Prishtinë dhe është ndaluar për, “bashkëkryrje në veprim”.
Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndihej fajtore që nuk i kishte denoncuar këta persona tek autoritetet vendore dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz. Nga dje konkurrente te Përputhen.