Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Sipas policisë nëna e 39-vjeçarit është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata.