Urimi i Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja për festën e 7 Marsit

Gëzuar “7 Marsin” mësues të dashur, me përulësinë e mirënjohjen më të madhe ndaj Jush.

Me mirënjohje Ju urojmë shëndet dhe mbarësi në jetën tuaj, pasi Ju jeni ruajtësit e traditës dhe kulturës Shqiptare!

Nderim për të gjithë ish Normalistët, mësuesit, për figurat e ndritura të kombit, njerëz të emancipuar dhe të palodhur deri në fisnikëri, duke përhapur dije dhe arsimim gjeneratave ndër vite!

 Mirënjohje për jetë për kontributin fisnik dhe të shenjtë të mësuesit.

Urime festa e 7 Marsit të nderuar, qofshit deri në pafundësi mësues të respektuar, pasi ndër vite jeni ju që keni dhënë shembullin ideal të Mësuesit.