Urgjente/ 22 vjeçari nga Belshi pas 16 muajve në spital apelon për ndihmë

Në fshatin Cestije në bashkinë e Belshit jeton familja Fejzullau. Djalit të tyre Martint i ka ndodhur një aksident mjaft i rëndë në moshën më të bukur të jetës. Martin Fejzullau 22 vjec tregon me detaje të imtesishme jetën në emigracion, kthimin pranë familjes dhe ditën ku i ndodhi aksidenti fatal që për pak nuk i kushtoi edhe humbjen e jetës.

Por 22 vjecarin edhe pse ka kaluar ditë mjaft të veshtira,jo vetëm që nuk u dorëzua përballë vuajtjeve ,por as që nuk e jep kurrë veten. Por gjendja e tij ende është e rendë dhe familja e tij e ka të pamundur që Martinin 22 vjec ta dërgojë sistematikisht për kontrolle në spitalin e traumë për të marrë mjekimin e duhur. Kjo edhe vetëm për faktin se ai ende pas pas nderhyrjeve të vazhdueshme kirurgjikale gjatë 16 muajve te qendrimit ne spital vazhdon të dergjet ne shtrat por sepse ju kanë shteruar të gjitha burimet financiare pë r të pë rballuar më tej shpenzimet.

Martini aktualisht mund të lëvizë per ne spital mjaft rrallë në mënyrë të detyruar vetëm me karrocë me rrota. Në pamundësi për të përballuar vizitën, kontrollin dhe transportin për në spitalin privat , familja Fejzullau detyrohet të gjejë zgjidhje por jo atë që duhet sepse nuk mundet. Prindërit e 22 vjecarit tregpojnë se mjekët i kanë kërkuar një ndërhyrje te specializuar por kjo mundësohet vetëm në një klinikë në Turqi. Por familja Fejzullau nuk ka më asnjë mundësi financiare që ta dërgojnë djalin për kontrolle mjekesore e jo më që ta kurojnë.

Fatura paraprake sipas mjekëve shkon në rreth 52 .000 euro dhe nderhyrja duhet te kryhet gjate Dhjetorit 2019 . Të ndodhur para kë saj alternative familja e 22 vjecarit po kërkon ndihmën financiare të gjithkujt që të mundësojnë shpëtimin e jetës së Martinit.

Mjekët që e kanë trajtuar pas aksidentit kanë konstatuar se ai ka mbërritur në urgjencë pas nje politraume, hemopnx, fracture sternuni, fracture compressive e Th 5-9, qe i kane shkaktuar paraplegjia inferior ASIA-A. Pavarësisht ndërhyrjeve të specializuara dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të treguar nga Spitali i Traumës në kryeqytet ,gjendja e 22 vjecarit Martin Fejzullau mbetet e renduar. Apeli i të gjithëve për ndihmë nuk rresht nga mëngjesi deri në darkë.I ati, e ëma, e motra dhe të gjithë të afërmit e tij shpresojnë se thirrjes së tyre për ndihmë për ta mundesuar financiarisht operacionin e Martinit te paralizuar në shtrat do ti përgjegjen të gjithë . Martini e kishte menduar ndryshe rininë.

Por fati nuk ishte i drejtë me të. Ai i ishte përveshur punës dhe ëndërronte të behej dikushi me punë të ndershme dhe ti ndihmonte te tjeret .Por tashmë dergjet në krevat dhe po kerkon ndihme per vete.Pranë tij qëndron karroca me rrota , dhe ilaçet që i mbushin përditshmërinë e tij. Pranë i qëndrjnë krahas tyre edhe prindërit dhe e motra që nuk ju thahen lotët nga sytë .Po as Martini , as ata nuk dorëzohen në asnjë çast. Të gjithë shpresojnë.

elbasaninews