Urgjenca, plot në Elbasan/ Pranvera rrit numrin e të prekurve nga virozat, rreth 120 vizita në ditë

Temperaturat e paqëndrueshme  gjatë ditës kanë bërë që numri i pacietnëve të prekur nga virozat të rritet ndjeshëm. Në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit, kryhen rreth 120 vizita në ditë dhe të prekur janë të gjitha grupmoshat.

Rreth 120 vizita kryehen në urgjencën e spitalit të Elbasanit në 24 orë për shkak të përhapjes së virozave.

Shefi i këtij shërbimi, Ergys Mici, thotë se luhatja e temperaturave gjatë ditës është arsyeja kryesore e rritjes se numrit të pacientëve me këto simptoma.

Çelet sezoni turistik në Maliq me aktivitete të veçanta të mbajtura në Pyllin e Fazanëve

Ergys Mici, mjek: “Fluksi në këtë periudhë ka qenë rreth 100 – 120 raste, në mos edhe më tepër”.

Simptomat më të shpeshta janë të vjella dhe diarreja.

Ergys Mici, mjek: “Në këtë periudhë kemi raste të shtuara të formave virale, ose enterovirozat të cilat janë me shenjat e diarresë dhe të vjella. Po ashtu, në këtë periudhë janë të shfaqura shumë dhe format gripale me rrufë, apo bllokim të rrugëve ajrore të sipërme”.

Më shumë kujdes duhet të kenë të sëmurët kronikë, të cilëve mbivendosja e virozave do t’ua përkeqësonte shëndetin.

Ergys Mici, mjek: “Ne si urgjencë këshillojmë që raste të tilla që janë kronike, duhet të kenë kujdes sidomos rastet kardiake, rastet me astmë bronkiale, të cilët duke u agravuar vështirësia e frymëmarrjes atëherë medoemos duhet të paraqiten në urgjenca dhe të marrin shërbimin sa më shpejt tek mjeku”.

Stina e pranverës, veç virozave, ndikon edhe në përhapjen e alergjive, dhe të rrezikuar janë të gjitha grupmoshat, sqarojnë mjekët.