Urë e re për banorët e fshatit Korrës, Llatja: U vjen në ndihmë 200 banorëve

Një tjetër investim i cili u vjen në ndihmë 200 banorëve të fshatit Korrë në Funarin turistik ka përfunduar, falë investimit të kryer nga bashkia e Elbasanit.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër përfundimin e punimeve të urës, e cila kishte shumë vite që thuajse ishte jashtë funksionit dhe ishte një premtim i bërë nga ana e tij.

“Ndërtimi i urës së re do t’i vijë në ndihmë banorëve, por do të lehtësojë shumë qarkullimin e mjeteve drejt spitalit të Elbasanit si edhe fëmijëve që shkojnë në shkollë”, u shpreh Llatja.

Ura është ndërtuar me të gjitha parametrat e duhura, dhe lehtëson qarkullimin edhe brenda njësisë administrative të Funarit.

“Bashkia Elbasan është dhe do të jetë gjithmonë pranë komunitetit me qëllim lehtësimin e qarkullimit por edhe të gjithë problemet që dalin ne vazhdimësi”, tha Llatja

Nje koment

  1. Pingback: 1bilious