Universiteti “Aleksandër Xhuvani” organizon forumin me temë “Toleranca Përtej Kulturës”

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, organizon për herë të parë forumin me temë “Toleranca Përtej Kulturës”

Ky forum, vjen si rezultat i bashkëpunimit midis Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Research Dialogue Cooperation.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i universitetit, Prof.dr Skender Topi, theksoi rëndësinë e krijimit të aktiviteteve kushtuar tolerancës dhe kulturës, duke përmendur gjithashtu projektet e ndërmarra së fundmi, për njohjen e diplomave të përbashkëta me universitetet partnere, duke mundësuar kështu rritjen e cilësisë akademike të studentëve.

Përgjatë takimit, për të ftuarit u shpërndane dhe çmime vlerësimi.