“Unë nuk merrem me kandidatin që kam përballë”, Llatja: Marrëdhënien e kam me qytetarët

Kandidati për kryetar bashkie në Elbasan, Gledian Llatja u shpreh se qëllimi i tij është të përmirësojë cilësinë e jetesës dhe jo të merret me kundërshtarin e tij në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi.

Llatja: Elbasani është një motor i rëndësishëm i ekonomisë së Shqipërisë. Të gjitha këto vijnë nga Elbasani, bashkia e Elbasanit është promotor i zhvillimit ekonomik të të gjithë qarkut të Elbasanit dhe shumë sektorëve.

Duma: Si e ndjen garën?

Llatja: Ne e kemi bërë edhe në 2019-ën garën po njësoj, kemi pasur garë, kemi punuar dhe kemi bërë fushatë, nuk ishte zgjedhja jonë që PD nuk u fut me kandidat edhe sot që opozita ka ardhur me kandidat. Ne bëjmë punën tonë, bëjmë fushatën tonë,  shqetësimi ynë është zhvillimi i qytetit, qytetarët. Edhe në këtë fushatë po meremi me qytetarët që të përmirëojmë cilësinë e jetesës. Unë s’dua të merrem me kandidiat, ka apo s’ka kandidiat, ne po bëjmë fushatën tonë.

Top Channel