Ujëvara e Sotirës, destinacioni pranveror në Gramsh. Ja periudha më e mirë për ta vizituar

Një nga perlat e natyrës shqiptare që ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj, jo larg kryeqytetit është dhe ujëvara e Sotirës, ose currilat e Beckës.

U zbulua për publikun 10 vite më parë, ndërsa më herët ujëvara e Sotirës njihej vetëm nga banorët e fshatit me të njëjtin emër.

Tashmë pas 10 vitesh, këtu ende mungon infrastruktura, por pamja mbetet enjëjtë, përrallore, mahnitëse edhe kur e viziton çdo vit.

Maj-qershor është periudha më e përshtatshme për ta vizituar ujëvarën pasi shkrirja e dëborës shton prurjet e ujit dhe pamja bëhet më mahnitëse.

Të shumta janë grupimet që këtë destinacion mes Gramshit e Beratit ua sugjerojnë grupeve të tyre.

Top Channel