Ujësjellës kanalizime Elbasan ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ujësjellës kanalizime Elbasan ka bërë të ditur se për shkak të punimeve që po bëhen në stacionin e pompave në Krast të Vogël, në orarin e drekës do të ketë probleme të furnizimit me ujë të pijshëm sidomos katet e larta në zonën jugore të qytetit.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se më Dt:17/05/2022 për shkak të punimeve që po bëhen në stacionin e pompave në Krast të Vogël, në orarin e drekës do të ketë probleme të furnizimit me ujë të pijshëm sidomos katet e larta në zonën jugore të qytetit.

Ju Lutemi të merni masa për krijimin e rezervave të nevojshme ujore.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.!