Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Komisionerin e Lirisë së Medias, Harlem Desir të zëvendësohet nga Ditmir Bushati. Nuk dihet ende nëse Bushati do ta pranojë këtë detyrë të besuar nga Edi Rama me të cilin kohët e fundit ka pasur krisje të marrëdhënieve. Bushati kundërshtoi në parlament ligjin për anti-shpifjen, i pari që kërkoi çuarjen e ligjit në komisionin e Venecias.
Ditmir Bushati deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë propozim të Ramës. Në Janar 2020 Rama e emëroi Bushatin Ditmir si i dërguar i posaçëm për OSBE-në.