Dy automjete luksoze janë djegur në një sallon tregtimi me mjete në Elbasan. Ndërkohë, zjarrfikësja ka ndërhyrë shpejt, duke evituar disi pasojat e zjarrit. Sakaq, policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës.
Kapanoni ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera mjaft cilësore dhe me sistem alarmi të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se ti vinin zjarrin objektit.
Tashmë blutë po punojnë për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi”, Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë