Kanë dalë sot përgjigjet e mjekëve dhe infermierëve në qytetin e Elbasanit, që kanë pasur kontakte me një grua që rezultoi pozitive dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se ato kanë qenë negative. Ndërkohë që pritet përgjigja e tamponeve për 23 kontaktet e tjera të çiftit, kryesisht punonjës të fasonerisë, ku punonte dhe burri që ka dalë pozitiv.
Gruaja ka qenë për vizitë në spitalin e Elbasanit, pasi vuante nga zemra, por që fatmirësisht, nuk ka infektuar asnjë prej personelit mjekësor, që kanë qenë të pajisur me maska.
Në vendin tonë gjatë orëve të fundit janë testuar 15 raste të reja pozitive me covid 19.