U transmetua momenti kur i ra të fikët, Fifi largohet nga studio? Arbana Osmani: Nuk i jep të drejtën të çohet dhe të thotë…

Post Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme u shoqërua me debate të forta mes ish-banorëve. Teksa diskutoheshin situata të caktuara që kanë ndodhur në BBV, një prej tyre ishte dhe momenti kur Fifit i ra të fikët. Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar banorët, por në përmbledhjen e POST BBV 2, që do transmetohet ditën e premte, vihet re largimi i Fifit nga studio dhe moderatorja Arbana Osmani që deklaron se në një lojë ku duhet të jenë të gjithë të barabartë siç është Big Brother, nuk i jep të drejtën dikujt të çohet nga studio dhe të thotë ‘unë nuk e përballoj’.

“Në një lojë ku duhet të jenë të gjithë të barabartë siç është Big Brother, nuk i jep të drejtën dikujt të çohet nga studio dhe të thotë ‘unë nuk e përballoj’ dhe të gjithë të tjerët të ndihemi keq obobo si po diskutojmë ne me këto gjëra”, tha Arbana.