“U takuam pas 3 javësh”, moderatorja Arbana Osmani bëhet bashkë me të atin pasi fitoi beťejën me Covid-19

Koronavirusi ka prekur mjaft personazhe publikë shqiptarë, mes të cilëve nuk ka shpëtuar as familja e Arbana Osmanit. Moderatorja ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet pranë të atit, i cili ka qenë i prekur me virus. Moderatorja thotë se po takohet me babain pas disa javësh, pasi ky i fundit ka qenë i izoluar në shtëpi.

Ajo shton se ka arritur ta fitojë beťejën më Covid-19 dhe tashmë gëzon shëndet të plotë. “Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë.”, dëgjohet të thotë Arbana, ndërkohë që videon e shoqëron me mbishkrimin: “Takim me Demon pas 3 javësh”.

Kujtojmë që Arbana u bë nënë për herë të dytë pak ditë më parë. Moderatorja mirëpriti fëmijën e parë me partnerin Eduart Grishaj, një djalë që e pagëzuan me emrin Dielli. Tashmë që i ati i saj është shëruar, ka takuar për herë të parë dhe nipin e sapoardhur në jetë.