Jessie J, këngëtarja e njohur britanike e cila ka ardhur në Tiranë në vitin 2014 për koncertin e 29 Nëntorit, ka zbuluar se fundmi se vuan nga një sindromë. Më 25 Dhjetor te ketij viti, ajo shkoi në spital pasi “u shurdhua plotësisht” dhe nuk ishte në gjendje që të ecte normalisht.
Pasi shkoi në spital, mjekët i thanë se është diagnostikuar me sindromën Meniere. Kjo është një sëmundje që prek veshin dhe shkakton marrje mendsh, të krijon ndjesinë sikur rreth teje rrotullohet çdo gjë dhe e bën të pamundur që të ecësh drejt apo të qëndrosh në këmbë për shkak se shkakton humbje të ekuilibrit.
Këngëtarja thotë se mori mjekim dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore. “Jam e lumtur që shkova sa më shpejt në spital dhe mësova se çfarë kisha. Mora mjekimet e duhura, kështu që ndihem më mirë”, tha Jessie J. në një postim në Instagram. /tvklan