Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të mërkurë ne Elbasan. Një automjet ka aksidentur një 14-vjeçare, në afërsi të shkollës së Gjuhëve të Huaja.
E mitura është dërguar në spital dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.