U përplas me murin e banesës, arrestohet 20-vjeçari i dehur në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi duket drejtuar atumojetin në gjendje të dehur përplasi murin e një banese.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.