Ne rubrikën “Ka një mesazh për ty” ne Tv Klan, ishte i ftuar Anastasi, 73 vjeç i cili ka treguar si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit “Aldo Morning Show”. Ai tregon se gruaja e tij e parë ka nderruar jete vitin e kaluar dhe sipas tij të kalosh i vetëm pleqërinë nuk është e lehtë, pasi fëmijët i ka në Greqi.
Pas njohjes nga emisioni ai jeton me një grua tjetër që ka njohur dhe janë mjaft të lumtur.
Ai tregoi përballë moderatorit Ardit Gjebrea historinë e tij të veçantë të martesës:
Anastasi: Ne kemi qenë shumë fëmijë dhe kemi vuajtur shumë në atë sistem. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike, lexoja shumë libra i merrja me firmë dhe i ktheja se nuk kishim lekë. Por kur nisa të punoj fillova t’i blija vetë, kështu që krijova një bibliotekë me më shumë se 2000 libra. Janë ushqimi im i përditshëm nga ora 10-10 e gjysmë në mbrëmje unë lexoj. Duke lexuar njoh botën e brendshme të njerëzve.
Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që së fundmi keni njohur dhe një shpirt të ri.
Anastasi: Po, para një viti mua më ka ikur nga jeta bashkëshortja ime. Jetuam 47 vite bashkë, bëmë 5 fëmijë dhe i kemi të rritur. E vogla është inxhiniere ndërtimi në Athinë dhe djemtë e tjerë punojnë me panele diellore. Janë të gjithë andej dhe unë jam vetëm këtej. Tani që iku gruaja mu shuajt dhe shpresa e fundit, nuk munda ta bëj përvjetorin e 48-të të martesës. Mu prenë shpresat, por nuk humbi besimi, jeta vazhdon.
Ardit Gjebrea: Prej një viti ti ndenje vetëm.
Anastasi: Kisha vite që jetoja vetëm sepse ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë dhe rrinte në Athinë, por kur vinte hapte krahët para 30-40 metra para se të takoheshim bashkë. Kemi kaluar një jetë me shumë dashuri sikur ditën e parë që u martuam. Ndërkohë që u largua nga kjo jetë, unë nuk mund të jetoja më vetëm sepse është pak e vështirë në këtë moshë për shumë arsye dhe u njoha me një nëpërmjet Klanit. Qe një iniciativë e madhe e Aldos.
Ardit Gjebrea: Në mëngjes, e Aldo Morning Show.
Anastasi: Po, pastaj patëm një bisedë private, vura re ishte shumë e thellë, e çiltër, shumë e pastër dhe thashë se gjeta shpirtin binjak. Unë them që dashuria është shumëdimensionale, nuk ka moshë, sa më shumë dashuri rrezaton do presësh edhe më shumë. Por kjo është edhe për vajzën edhe për djalin edhe për gruan, por fatkeqësisht në vendin tonë, do porosisja gjithë rininë t’i vlerësojnë gratë sepse është baza e shoqërisë.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ishe në Greqi dhe shikoje çifte të moshës tënde që gjenin njëri-tjetrin, çfarë thoje?
Anastasi: Më ka bërë shumë përshtypje, por jam shprehur gabim në një rast të vetëm . Kisha një shok, quanin Panajot, ishte arvanitas dhe nuk pranonte që të flisnin greqisht me të. Pashë një çift që i vareshin asaj plakës çorapet mbi 80, po kështu një çikë më i madh ishte dhe një plak dhe u bë një ceremoni ku shkëmbeheshin kurorat dhe i them Panajotit, po këta çfarë bëjnë kështu, në këtë moshë martohen njerëzit? Anastas më tha, ky e ka vajzën në Australi, kësaj i ka ikur në Kanada, kështu që nuk i kanë fëmijët. Kanë vite që jetojnë vetëm, jeta vazhdon, u njohën dhe e duan njëri-tjetrin. Të lutem mos e thuaj më këtë. Nuk e dija që kjo gjë do më ndodhte dhe mua pas shumë vitesh.