U kapën “mat” duke vjedhur marketin në Elbasan, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Elbasam, pasi u kapën në flagrancë duke grabitur një markët në fshatin Katund i Ri.

Në pranga ranë A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd, tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të R. S.

Nga veprimet hetimore dyshohet se vëllezërit janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë, konkretisht më datë 17.06.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ata përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

Top Channel