U inaugurua pak ditë më parë, shembet një pjesë e masivit shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë

Një pjesë e masivit shkëmbor ka rrëshqitur ditën e sotme si pasojë e shirave në aksin e ri nacional Qukës-Qafë Plloçë.

Për pasojë është bllokuar njëra prej tre korsive në këtë aks.

Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u inaugurua vetëm disa javë më parë.