Pasi u raportua i zhdukur , Gjin Biba u gjet pa shenja jete në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar. Biba, 52-vjeç jetonte në Tiranë, por u gjet i vdekur në Elbasan, qytetin ku punonte në një kantier ndërtimi. Ndërkohë vëllai i të ndjerit, Viktor Biba deklaron se vëllain e tij e kanë masakruar. Ai është shprehur për mediat se dyshon që vëllai i tij është masakruar nga punonjësit e gurores dhe më pas ishte hedhur nga lartësia, teksa shtoi se do të hidhte në gjyq punonjësit e gurores tek të cilët dyshonte.
“Na kanë thënë tek puna se kishte ardhur në shtëpi por kur shkuam në shtëpi nuk e gjetëm. Është gjetur 200 metra larg vendit të punës, i masakruar. Këtë e kanë bërë vetëm punonjësit që kanë punuar me të të cilët do t’i hedh në gjyq. Këtu është bërë një krim sepse ai është masakruar”-tha ndër të tjera, Viktor Biba.