U gjet i mbuluar nga gjaku në mes të rrugës, i riu në Elbasan kyç gojën për autorët e plagosjes, tentoi të futej në farmaci por…

Një i ri i moshës 21 vjecare u plagos një natë më parë në Elbasan. I riu i identifikuar nga policia si Klevis Cani është  gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe u dërgua menjëherë nga patrulla e policisë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë, 21 vjecari nuk ka bashkëpunuar me policinë . Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor mbi personat që e kanë qëlluar dhe arsyet e konfliktit. Duke hetuar mbi këtë rast policia e Elbasanit konfirmon se ai nuk është pjesë e bandave kriminale, madje nuk ka një të shkuar problematike.

I riu dyshohet të jetë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia qe e gjitha të ketë nisur pasi ai dhe persona të tjere të kenë konsumuar alkool.

Patrulla e policisë e hasi Klevis Canin në lagjen “Skëndërbej” teksa po i drejtohej një farmacie për të blerë medikamente për plagën që kishte marrë në shpinë.

Në atë moment i riu është rrëzuar në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Ky ka qenë momenti qe patrulla ka ndërhyrë dhe e dërgoi me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ku dhe iu nënshtrua  një operacioni , ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duke keqyrur plagën e marrë në shpinë dhe cektësinë e saj grupi hetimor ka dyshime të jetë përdorur kacavidë,por as përdorimin e thikës nuk e përjashton.

I riu kur ka mbërritur në spital kundërmonte erë e alkool ndaj besohet se ka qënë i dehur kur është plagosur. Ndërsa shkaqet e plagosjes mbeten ende të paqarta grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./faxweb