Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u dha ryshfet dy punonjësve të IMT Elbasan për një objekt pa leje.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit” G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Deceit”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndalimi i tij u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.
Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.
Top Channel