“Túrp, s’flitet ashtu, kërkoji falje”, e ‘gózhduan’ për Encën, Bes Kallaku merr vendimin e papritur (FOTO)

Aktori Bes Kallaku pak ditë më parë u përball me një debat mes mikut të tij Ermal Mamaqit dhe këngëtares së njohur, Enca Haxhia. Pas një deklarate, të pamenduar mirë, të thënë në emisionin e Luana Vjollcës, në të cilin përmend Encën në një mënyrë të pahijshme, ka ardhur menjëherë reagimi i këngëtares .

Por, nuk ka munguar as një përgjigje e shkruar publikisht nga kolegu i tij, Ermal Mamaqi, të cilin e etiketoi si një njeri që bën biznes, dhe jo aktor

Aq është dashur që të vijë edhe përgjigja e Bes Kallakut, pasi deklarata e tij mori dhenë. Por, duket se shkrimi në rrjete sociale është kritikuar shumë, duke bërë që aktori ta fshijë postimin nga rrjetet sociale.

Ndërkohë në pastime të ndryshme në profilin e tij në Instagram, nuk mungojnë as komentet lidhur me veprimin e pamenduar mire të aktorit Bes Kallaku.

“Turp”- shkruan një ndjekëse në rrjete sociale.
  

Me atë komentin që bëre me Encën ishte shumë ulje stili si personazh publik që je, nuk flitet ashtu për një femër, turp!!”- shkruan një tjetër.

“Kërkoji falje Encës o budall”,- vijon një tjetër.1 / 3

Komentet në postimin e Bes Kallakut.

Duket se Besi është penduar për shkrimin dhe për deklaratën e tij dhe ka menduar të mos e zgjasë më tej diskutimin, duke fshirë gjithçka nga rrjetet sociale.

(R.L/Dosja.al)