Një video tronditëse vjen nga spitali i Elbasan.
Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana, ka publikuar video të rënda në rrjetin social TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e këtij qyteti.
Nga pamjet shihet se, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, infermierja ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.
Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.
Mister mbetet shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk janë përdorur as për ndonjë qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme. Pamjet janë mjaft shokuese ndaj për etikë nuk po e publikojmë videon.