Tregëtonte lëndë të paligjshme në Elbasan! Aŗrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kŗiminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve naŗkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë heŗoinë, në qytetin e Elbasanit.

Seksioni për Hetimin e Naŗkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Share”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe aŗrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e naŗkotikëve”, i shtetasit: E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi E. K. është aŗrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar naŗkotike heŗoinë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.