Dy të rinj u aṙestuan të enjten, 3 dhjetor, në Elbasan, ndërsa transportonin në makinë 3 emigrantë sirianë që i kishin marrë në Korçë. Të rinjte nga Korça u zbuluan nga shërbimet e policisë pasi kishin kaluar në territorin që mbulohet nga policia e Elbasanit, ndërsa kjo e fundit njoftoi se ata akuzoheshin për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe se nga hetimet ishte mësuar që do të paguheshin me nga 150 euro për çdo person që transportonin..
Por rasti nuk është i izoluar. Policia e Elbasanit i tha BIRN se gjatë këtij viti numri i personave të përfshirë në trαfik qeniesh njerëzore ishte trefishuar. Sipas policisë veç rrugës kombëtare që lidh Korçën me Tiranën, grupet po përdorin edhe aksin Korçë-Gramsh, që është i amortizuar dhe i rrezikshëm dhe në të cilin janë regjistruar edhe aksidente ku janë përfshirë shtetas nga vendet e treta.
Elbasani është një nga rrugët tranzit, për personat që futeshin në Shqipëri nga Korça. Ndërkohë edhe në këtë qark dhe në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë numri i rasteve të ndaluara është rritur disa herë në muajt e fundit.