Tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Personat që kanë ndërruar jetë janë dy gra dhe një burrë. Bëhet fjalë për një 62 vjeçare dhe një 85 vjeçare, të cilat kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një burrë 88 vjeç ndërroi jetë në shtëpi.
Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend. Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit.
Spitali i Elbasanit do kthehet në spital COVID
Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka nisur përgatitjet për të hapur pavionin në të cilin do të trajtohen pacientët me Covid. Ky pavijon do të emërtohet si Covid 4 dhe është parashikuar të ketë 80 shtretër gjithsej.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC, në këtë spital do të trajtohen pacientët me Covid me simptoma më të lehta ndërkohë që pacientët me simptoma të rënda do të vijojnë të trajtohen në Tiranë. Pa nisur ende mirë puna në këtë spital, janë shfaqur problematika të tilla si mungesa e stafit mjekësor.
Elbasani ka vetëm dy mjekë reanimator të cilët duhet të përballojnë fluksin e kirurgjisë për nevojat e gjithë qarkut, ndërsa të tillë specialistë duhet të jenë të pranishëm edhe tek të sëmurët me Covid, gjë e cila me sa duket është e pamundur të përballohet nga ana e tyre.
Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend.
Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren./abc.news