Një 31-vjeçar është aṙestuar nga policia e Korçës për shkak se aķuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit. Sipas policisë i aṙestuari P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, është kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Policia e Korçës njoftoi se ndalimi i 31-vjeçarit me inicialet P. M., u bë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”.