Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm. Aksidenti u shënua në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit, ndërsa mësohet se një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.
Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.
Deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, burrë e grua dhe një tjetër prej pasagjerëve, ndërsa tre persona të tjerë janë të plagosur rëndë, në gjendje të rëndë për jetën. Një prej tyre është një fëmijë dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.
“Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.