Trafik i rënduar në rrugën Tiranë-Elbasan, shkak bëhen punimet për ndërtimin e…

E diela ka sjellë trafik të rënduar në rrugën Tiranë-Elbasan duke e çuar rradhën e automjeteve deri në 2 km. Shkak janë bërë punimet që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit te Tegu. Pjesa tek rrethrotullimi i TEG ende pa hyrë në autostradën Tiranë-Elbasan është bërë në jo pak raste shkak për aksidente të rënda.

Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë synuar plotësimin me sinjalistikë dhe bërjen më evidente të kujdesit që duhet të tregohet nga shoferët por Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur së fundmi që zgjidhja do të ishte një mbikalim.