Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka pritur në një takim miqësor prefektët e Shqipërisë, sipas traditës së këtyre të fundit për të vizituar një bashki çdo muaj.
Në vizitën e tyre në Elbasan prefektët u ndalen tek Muzeun Etnografik, Kalaja e Elbasanit dhe Kisha e Shelcanit. Kryetar i bashkisë, Llatja shprehu ambiciet e tij, por edhe punën e Bashkisë së Elbasanit në drejtim të zhvillimit të turizmit.
Prefektët vlerësuan ndryshimet e mëdha që ka pësuar Elbasani ndër vite duke vlerësuar qytetin e bukur të kulturës dhe dijes. Po ashtu ata u interesuan në lidhje me investimet dhe projektet që bashkia e Elbasanit ka për të vijuar më tej me ndryshimet e mëdha.
“Pata kënaqësinë të mikprisja në bashkinë Elbasan, prefektët e Shqipërisë. Sipas traditës zhvilluam një tur prezantues të disa pikave turistike dhe historike të qytetit si Muzeu Etnografik, kalldrëmet e lagjes “Kala” dhe me bazilikën paleokristiane”, -bën të ditur Llatja.