Donald Veshaj është i përkëdheluri i Big Brother VIP Albania. Duket sikur produksioni është i dashuruar pas tij, sepse nuk janë përpjekur fare ta fshehin simpatinë dhe mbrojtjen që i kanë bërë gjatë këtij edicioni.
Aktorin nga Vlora e kanë vizituar të gjithë. Në fillim, ish-e dashura, Bora Zemani. Kalojmë te vëllai binjak, prindërit, më pas edhe vëllai i vogël. Shoku i ngushtë (Elgit Doda), po. Fifi, si ish-banore, po e po! Madje, duke e diferencuar si fitues dhe duke e mbështetur në mënyrë të befasishme.
Vazhdojmë me mikun e tij Mozzik, i cili e mbështeti hapur duke thënë se do jetë fituesi. Aktori ka marrë mesazhe me 20 mijë lekësh, nëse e mbani mend. Ka marrë edhe nja 3-4 parashuta me mesazhe.
I futën në Big Brother që në fillim shoqen e tij, Semin. Më pas (gjë e aluduar nga Arbër Hajdari), i futën edhe Egzonën, kontakt i binjakut të tij, Romeo, me një miqësi të vjetër me Arbër Zekën nga Kosova.
Me pak fjalë, Donaldi i ka patur të gjitha gati në Big Brother. Ai është figura më aktive e këtij edicioni dhe ndoshta njeriu më i parapëlqyer në rrjetet sociale. Ka bërë plot gabime, por edhe ka ndryshuar.
Domosdo, kur merr sinjale dhe ndihma pafund nga jashtë, pse të mos ndryshosh? Ai ka qenë tërë kohës i mbrojtur dhe i monitoruar. Big Brother e ka një argument për këtë, sidoqoftë. Donaldi ka 3-4 muaj që është njeriu më në modë në Shqipëri. Kur përmendet emri i tij, ke automatikisht klikime.
Në fund të fundit, Top Channel është media dhe mediat kanë nevojë për vëmendje, klikime, shikime, diskutime, lajme dhe pëlqime. Sigurisht, edhe vota dhe reklama.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.