Një tjetër rast me Coronavirus është konfirmuar në qytetin e Prrenjasit. Këtë herë një 32-vjeçar, i cili thuhet se mund të jetë infektuar si pasojë e kontakteve të shumta. Bëhet me dije se i riu punonte në një kompleks në dalje të qytetit. Nuk dihet ende saktësisht se si është infektuar i riu ndërsa janë dezinfektuar të gjithë ambientet të cilat janë frekuentuar nga ai.
Ambienit ku punonte ai është mjaft i frekuentuar dhe ofrohen disa shërbime, si hotel, bar-restorant etj. Ndërkohë mësohet se ai është vetëkarantinuar në banesën e tij në Prrenjas.