Tjetër largim, Arjon Muça nuk do moderojë më emisionin e mëngjesit

Arjon Muça nuk do të jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit “Ditë e re” në RTV Ora. Lajmi është konfirmuar nga kolegia e tij, Arjola Shehu, e cila e nisi programin e vetme dhe tha se Arjoni nuk do jetë më krah saj.

“Sikurse e shihni unë në program jam vetëm. Arjon Muça nuk do jetë më pjesë e programit Ditë e re. Ne e përshëndesim shumë. Këtë program do ta vazhdoj vetëm nga ora 7:00 deri në orën 10:00 çdo ditë ky program nuk ndalon”, u shpreh Arjola.

Nuk dihet ende se ku do ta shohim Arjonin në vazhdim.