Pas ultimatumit në Vlorë, që solli shkarkimin e disa drejtorëve në këtë institucion lokal, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se e njëjta situatë do vijojë dhe në të tjera bashki të vendit.
Në një video live në “Facebook”, Rama ka thënë se sot do të jetë në Fier, ndërsa nesër në qytetin e Durrësit. Ai e cilësoi procesin si një “vetëpastrim i brendshëm” i këtyre strukturave.
“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete.“- tha Rama.