Foto Arkiva

Tjetër aksident rrugor në Elbasan. Drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Mësohet se një motorr i ngarkuar me thaës është aksidentuar në afërsi të kryqëzimit të Cerrikut. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është trasportuar me urgjencë në spital pas dëmtimeve të marra dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se pak orë më parë këti aksidentit një tjetër aksident u rregjistrua në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.